E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona i afrohet Julio Cesar

Portieri më i mirë në Kupën e Konfederatave, Julio Cesar mund të jetë portier i ri i Barcelonës. Portieri brazilian thuhet se mund të përfundoj te skuadra katalonase edhepse në drejtim të tij kanë ardhur shumë oferta.

Roma, Milani e Arsenali janë tri skuadrat që e duan Cesar por Barcelona mund të jetë favorite për të nënshkruar me të.

Çmimi i tij i lirë prej 3 milion eurove është i përballueshëm për Barcelonën e cila thuhet se do të blejë Julio Cesar. Afrimin e tij te kjo skuadër do ta ndihmoj prania e Neymar dhe Alves./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›