Mourinho nuk humb në Stamford Bridge

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka thënë se rekordi i tij pozitiv në Stamford Bridge mund t’i jep përparësi gjigantit milanez ndaj Chelseas në Ligën e Kampionëve. Kampioni i Italisë ka epërsi 2-1 para ndeshjes së dytë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet më 16 mars.
Mourinho nuk kishte humbur asnjë ndeshje në shtëpi gjatë periudhës trevjeçare si menaxher i Chelseas. “Mourinho nuk humb në Stamford Bridge”, deklaroi ai. Ndeshja e kthimit do të shënojë rikthimin e parë të Mourinhos për një ndeshje zyrtare kundër Chelseas në Stamford Bridge, pas largimit të tij në shtator 2007, që erdhi pas triumfit në Premierligë më 2005 e 2006.
“Ne mund të shkojmë atje me ambicie të kualifikimit. Është e qartë se rezultati i ndeshjes së parë nuk e përfundon duelin, nuk është 3-0 ose 4-0, por gjëja më e rëndësishme është se jemi në epërsi”, shtoi ai. Trajneri portugez ka pranuar se rikthimi i tij në Stamford Bridge do të jetë përballje emocionuese.
“Duhet të kontrolloj emocionet e mia dhe të jem profesionist sikurse sonte. Nuk është ndeshje e zakonshme për mua, por nuk është as për ata. Kur fillon takimi, gjithçka bëhet e zakonshme për mua dhe për ata. Ata duan të fitojnë dhe unë dua të fitoj. Në Stamford Bridge nuk pres asgjë tjetër përveç se njerëzve tu’ vjen mirë që jam kthyer pasi kemi punuar së bashku”, përfundoi ai.