E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo: Një ditë do të rikthehem te Interi

Hose Mourinjo zotëron planin e shpëtimit për ish-klubin e tij, Interin, pasi është i gatshëm të rikthehet nëse dështimet fillojnë ta ndjekon klubin nga Meazza.

"A do të rikthehesha te Interi? Pse jo. Ne bëmë mirë së bashku. Unë gjithmonë jam një Zikaltër. Unë isha i lumtur atje dhe ne fituam gjithçka së bashku", theksoi Mourinho.

Hose Mourinjo u largua nga Interi pak ditë pas fitimit të Ligës së Kampionëve dhe kaloi te Real Madridi, ku do të tentojë që t'ia bezdis futbollin Barcelonës, një mision i vështirë ky, por jo i pamundur për 'të veçantin'.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›