Mourinjo: "Rëndësi ka që Adriano të jetë i lumtur"
Në prag të sfidës kundër Palermos, ende diskutohet për Adrianon. Për momentin sulmues brazilian ka deklaruar se nuk kthehet në Itali dhe mundësitë që ai të lërë futbollin nuk janë të pakta. Ndërkohë Mourinjo zgjedh rrugën e heshtjes. “Nuk dua të flas”, thotë trajneri portugez, “Interi ka bërë gjithçka për ta ndihmuar, edhe para se të vija unë. Unë si trajner e person, të gjithë shokët e ekipit dhe vetë president Morati janë munduar për t’i dhënë një dorë. Të shohim. Rëndësi ka që ai të jetë i lumtur. Nëse humbet si lojtar por e gjen veten si njeri, është perfekte. Por unë ende nuk kam folur me të. sigurisht që në të ardhmen do të kemi mundësi të kuptoj çka dashur të thotë me ato fjalë.”
Kampionati –Mourinjo flet edhe për garën në kampionat. “Na mungojnë edhe 15 pikë, Avantazhi ynë nuk është definitiv.” Nesër Interi pret Palermon në Milano ndërsa Juve do të ketë përballë ekipin e vështirë të Xhenoas, tepër ambicioze këtë sezon dhe pretendent për një vend në Ligën e Kampioneve. "Nuk mund të mendojmë se Juve do të humbë pikë rrugës. Ne kemi mundësinë që të bëjmë 12 pikë në ndeshjet në San Siro, praktikisht kemi shanse të mjaftueshme për të fituar kampionatin. “Tifozët duhet ta kuptojnë se asgjë s’ka mbaruar ende, kemi nevojë për mbështetjen e tyre. Nukë ka rastisur ndonjëherë të humb kampionatin dy muajt e fundit, po ku i dihet”, shton portugezi. “Një javë më parë mendohej se avantazhi ynë do të shkonte nga 7 në 5 pikë. Ndërkohë u rrit në 9 pikë. Nesër, kushedi, kalon nga 9 në 6. Palermo vjen këtu për të luajtur, nuk do të jetë një ndeshje që topin do ta kemi vetëm ne.”