E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë në Shkup kundër ndërtimit të kishës

Shkup - Gjatë ditës së sotme në Shkup do të organizohet një protestë me moton “Sheshi Liria”. Protesta e mbështetur nga 30 shoqata joqeveritare dhe aktivistë të pavarur do të kërkojë ndërprerjen e projektit qeveritar për ndërtimin e kishës në shesh. Protesta sipas organizatorëve bëhet edhe kundër dhunës së ushtruar ndaj studentëve të cilët shprehën revoltën e tyre kundër ndërtimit të një kishe.

Ata u sulmuan fizikisht më 28 mars nga grupe të organizuara, të cilët ishin për ndërtimin e kishës. Burime pranë partive në pushtet theksuan se protesta është e organizuar dhe mbështetur nga opozita.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›