E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo i kënaqur: Interi është OK

Në prag të sfidave vendimtare (me Fiorentinën dhe Juventusin në kampionat dhe me Rubin Kazanin në Ligën e Kampionëve), Hoze Mourinjo mbron Interin dhe punën e bërë me skuadrën: “Jemi në rregull. Mbajmë vendin e parë në kampionat dhe të dytin në një grup të vështirë në Champions. Jam i kënaqur nga skuadra”.

Më tej portugezi flet edhe në lidhje me mosdënimin e fushës së Juventusit, për shkak të koreve raciste në drejtim të Mario Balotelit. Ai tha se e priste këtë vendim. “E prisja skualifikimin e Maikonit për dy javë dhe më vjen keq që humbëm një lojtar të rëndësishëm. E prisja gjithashtu edhe vendimin për mungesën e dënimit të stadiumit të Juves dhe kjo më pëlqen. Parapëlqej të luajmë ndaj Juventusit në stadiumin e tyre”, shprehet Mourinjo.

Në fund, edhe diçka për ndeshjen e nesërme ndaj Fiorentinës: “Do luajmë për të fituar. Jemi të parët dhe duam që edhe pas kësaj ndeshjeje të ruajmë të njëjtën distancë pikësh nga Juventusi. Do të luajmë kundër një skuadre cilësore, që në takimin e nesërm nuk do të ketë presion”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›