Shkup, 30% e qytetarëve pro ndryshimit të emrit
Anketa e institutit të lartpërmendur përmban tri pyetje. Në pyetjen e parë se “ Kush duhet të vendos për ndryshimin e emrit, 44 për qind e qytetarëve kanë thënë se ata duhet të vendosin me referendum, 30 për qind vlerësojnë se kjo çështje duhet të zgjidhet nga politikanët, ndërsa 21,2 janë shprehur se as kush nuk ka të drejtë ta ndryshojë emrin.
Në pyetjen se “A e mbështetni personalisht ndryshimin e emrit”, rreth 60 për qind e qytetarëve janë përgjigjur negativisht, ndërsa 29,6 pozitivisht. Ndërsa në pyetjen rreth identitetit maqedonas, 85 për qind e qytetarëve janë shprehur se në rast të arritjes së kompromisit, identiteti maqedonas duhet të sigurohet.
Rezultatet e publikuara janë të sublimuara dhe akoma nuk janë të ditura të dhënat sipas përkatësisë etnike të respondentëve. Por në bazë të anketave të publikuara më herët rreth mbi 70 për qind e qytetarëve shqiptarë pajtohen me ndryshimin e emrit të Maqedonisë, për tu integruar në strukturat euroatlantike. (ina/start)