E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo ka nostalgji: Dua të kthehem në Premier Ligë

“Dua të kthehem në Angli. Nuk jam ai tip njeriu që i fsheh ndjenjat. E kam thënë gjithmonë dhe e them përsëri: Anglia më pëlqen”, pohoi trajneri i Interit. Kjo bëhet edhe më e besueshme, po të marrim parasysh një inetervistë para pak kohësh në Portugali, ku ai pranoi se asnjëherë nuk i ka pëlqyer Italia.Gjithashtu, “I veçanti” nënvizoi se do ta respektojë deri në fund marrëveshjen me Interin (deri në vitin 2012). “Në Angli kam fituar dy tituj dhe të gjithë trofetë e tjerë në tre vite. Kam pasur sukses, prandaj, është normale që klubet e tjerë të më duan. Fitova dy kampionate me Porton, dy me Çelsin dhe dua të fitoj më shumë se dy me Interin”, shtoi 46-vjeçari nga Setubali.Por ai ka qetësuar tifozët zikaltër se nuk ka ndërmend të largohet në mes të sezonit: “Besoj se një ditë do të kthehem. Por nuk e lë klubin në mes të sezonit dhe të shkoj diku tjetër. Deri në fund të kontratës, nuk ka asnjë mundësi të lë Interin”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›