Lezhë, vritet me mjete të forta një 45-vjeçar
Bëhet fjalë për shtetasin, Lekë Gjon Biba, 45-vjeç, i cili është goditur me thikë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së shkuar. Policia e Lezhës tha se 45-vjeçari dhe makina e tij janë gjetur pranë lumit Mat në urën e Milotit. Viktima është ekzekutuar me mjete të forta të cilat i kanë shkaktuar dhe vdekjen. Hetimet e para bëjnë me dije se viktima ka marrë goditje të forta në kokë të cilat mund të jenë kryer më thikë ose me levë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivin si dhe autorët e vrasjes.