Mourinjo: tek Interi 99,9%, trajneri i ardhshëm i Realit me fat
Mourinjo qëndron tek Interi. Të paktën është vetë ai që e siguron diçka të tillë. “Do qëndroj tek Interi 99.9 %, e kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Realit të Madridit, do të jetë fatlum. Për mua - vazhdon portugezi - gjëja më e rëndësishme është që presidenti im t’i dijë të gjitha dhe ato t’i mësojë nga unë, jo nga shtypi apo dikush tjetër. I pari që u vu në dijeni se ekzistonte diçka e tillë ka qenë presidenti im.”
Pyetjes nëse Reali i Madridit ishte një tundim, trajneri portugez iu përgjigj se për të “tundim është të jesh i lumtur dhe të punosh çdo ditë me dëshirë e zell. Gjithsesi, Reali mbetet Real, domethënë, pak tundim ka...”.
Pastaj Mourinjo flet edhe për kolegët e tij: “Ranieri është një person i mbarë dhe një trajner i zoti, por vitin tjetër besoj se do jetë Ferra në krye të Juves. Ançeloti do shkojë teÇelsi ndërsa Milani do drejtohet nga Van Basten.”