E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, të hënën emri i trajnerit të ri

Milano - “Nëse Milani ditën e diel do të mundë Romën, duke siguruar kështu matematikisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, atëherë të hënën do të mësojmë emrin e trajnerit të ri të klubit kuqezi”, deklaroi Galiani ditën e djeshme. “Tek ne nuk ka kaos, idetë janë mëse të qarta dhe midis meje dhe Berluskonit ka një mirëkuptim dhe kohezion të vazhdueshëm, kështu që shpresoj se të hënën do të bëjmë të ditur emrin e trajnerit të ri", shpjegon Galiani.

Galiani kutjon edhe arsyen se përse ky njoftim do të bëhet të hënën. “Milani duhet të fitojë patjetër kundër Romës për të mos komplikuar situatën që të mos na nevojitet një fitore apo barazim në Firence javën e fundit.

Për pankinën e Milanit alternativat janë të shumta, por sipas sportives “Gazzetta dello Sport” mundësitë janë që trajneri i ri të jetë nga familja e Milant, domethënë Van Baasten, Tasoti, Leonardi apo Gali...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›