Moxartin e vrau mungesa e diellit
Nëse Moxarti do të kishte kaluar më shumë kohë jashtë duke shijuar rrezet e diellit, tani ne do kishim më shumë kryevepra të muzikës klasike.
Shkencëtarët kanë zbuluar se kompozitori, që vdiq në moshën 35 vjeçare, nuk kishte marrë aq sa duhej rreze dielli.
Ai jetoi në Austri, që ishte një nga vendet më të errëta në Europë dhe punonte gjithë natën, kurse ditën flinte.
Kjo e pengoi trupin e tij që të merrte vitaminë D.