E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: Shqipja ilyre

Rrokul mija e mija vjetsh, nepër qeta të përpëbutje e nepër plaje ku vuni kambë anmiku, në fusha të ngadhnjimit e në mjerim të robnis, popullin shqiptar e ka mbajtë të bashkuem Shqipja, rrafnë e patrandshme e zemrës, ushqyese e shpiriti ndër ideale të Liris.

Në krye të djelmoçavet të Burrit furishëm u vërsul m’anmikun me kumtin shungullues “jam shqipe!” e madheshtore fluturoi prej ngadhnjimi në ngadhnjim. Emni i Shqipes u ndie në katër anët e botës. Shqipja gjalonte ndër bijt e vet: fatosa të ri, burra e gra, delshin prej frymës së saj. Historija ecte: Genci merrte rrugën e mergimit; e kur kombi dukej i mposhtun, i nepërkambun, Shqipja mystike vepronte ndër shpirtent e Ilirvet, qi shkelë por jo shtrue, mbajshin në vehte forca të mbrendshme gjithëherë ngadhënjyese mbi forcat brundale. E kështu Shqipja e papashme për syt e të huejit qitte Dioklecjana e Konstantina qi jepeshin jetë të re, gjallni e energji njaj Perendorije së vjetrueme, së dermueme, së dekun prej të shterrunit të të gjitha forcavet ndërtuese. Bota çuditej. Të dekunit ngjalleshin: Shqipja ilyre fluturore madhnueshem mbi Romen perandorake te Cezarvet.

Shqipja frymzoi Skanderbegun, qi, me nji grusht trima Spartaj të ri, perballoi kulshedren ma të mnershëm e Azis e cilla, kalue Helespontin, turrej plotsisht e sugurtë me shue qytetimin mij vjeçar t’Europës. Para këti përbindshi ran kombe mbas kombesh; Shqipja shqiptare nder qetat e Krujës, Thermopyla të reja t’Europës, ia thei hovin e i zhduku sysh pergjithmonë andrrën dhunuese me naltue barabrin aziatike në lterin shejt të kulturës arjane.

Shqiptari u ba fije për Europë, por as Europa as kurrkush nuk ia ngjiti dorën as su interesue per të, kur pan rrezikun largue. Vetem Shqipja, strukë majet e panjolla të bjeshkevet arbnore, i dha forcë e durim ndër vuejtje e i mbajti ndezun shpresën për nji t’ardhme ma të lume. Fryma e shejte e Shqipes e mbajti gjall Shqiptarin, pushtues ta njaj Europe së pamiradijshme. Shqiptari besoi në Shqiperi, e jetoi.

Kohët ndrrueme: Shqipja fymzuese e idealevet bujare e flijevet të nji populli kreshnik u ba propagande në shërbim herë të naj partije herë të njaj tjetre. Historija u harrue. Besimi në Shqipen u shndrrue n’aparat të jashtem: Shqipes së Kombit iu gatuen tempuj madhështorë me shtylla brunxi, me zbukurime ari gjithënduersh e me shtroje porfidi Populli hutue u avit tue brohoritë, në sa demagog të pandergjegje recitojshin formula të pakuptim.

Por Shqipja kuptue kso dore nuk asht Shqipe: Shqipja ilyrjane, si Zeusi ilyrjan, nuk ka tempujt: tempulli i saj asht

“Nalt pembi re, nder qeta

Shndritsi per borë amshore.”

Atje e ka banesen Shqipja, Ora e Shqipnis, prej andej vren mbi shrtet e Kombit e si perendi lëshon frymen e vet gjallnuese me Shqiparët e pastër.

E kur Fat-madhja zbret në mes të bijvet të vet, nuk zbret jo për me u ndry ndër tempuj, por për me u pri ndër ngadhënjime të reja ashtu si dikur i prini Burrit e Skanderbeut.

Kësaj Shqipe përherë ngadhënjyes, Arbnori ndër ditt e vështira, plot besim i siellej me këtë luftë:

“Oh, zbrit nder ne mbretnore

Shqype dhe i herë si zbrite

Kur permbi ball madhnore

T’madhir Kastriotë i ndrite,

E u drish gjith bota unji

Prej pringllit t’shpatës s’tij.

Madhnue kjosh, o Shqipe, qi gjithëherë në ditë të mira e të liga e qite të panjollë fisin e Shqiptarit!

E ti, Shqiptar, forcoje përherë e ma tepër besimin në Shqipen. Mbaje mend se pa Shqipe nuk ka burra e prandej as Atdhe. Shqipja e Shqiptari janë nji gja e vetme, e padashme.

Kolë Prela

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›