Moyes Fellainit: Merr mësim nga Messi

Trajneri i Evertonit, David Moyes e ka porositur yllin e skuadrës Marouane Fellaini që të merr mësin nga Messi. Fellaini i cili u diskualifikua për 3 ndeshje , do të kthehet në ndeshjen ndaj Newcastle.
Me tu kthyer në fushë, Moyes e porositi yllin belg që të shikojë kulturën e Messit në fushë.
"Vetëm merr mësim nga Messi. Ai është lojtari më i mirë në botë. është lojtari më i fauluar, është pre e të gjithë mbrojtësve por që ai asnjëherë nuk bën gjeste të pahijshme. Është një person i pandalshëm, është më i miri në botë dhe shembulli për tu ndjekur në botë. Kur të luash në fushë, kujtoje atë" deklari Moyes./Indeksonline/