"Marca" shpallë më të mirët

E përditshmja spanjolle "Marca", sot ka publikuar emrat e sportistëve më të mirë të vitit në Spanj dh në botë.
Andres Iniesta është spallur sportisti më i mirë spanjoll për vitin 2012. Sportistja më e mirë është shpallur atletja Mireia Belmonte.
Lionel Messi është shpallur sportisti më i mirë ndërkombëtar, ndërsa sportistja teniserja amerikane Serena Williams.
Skuadra më e mirë spanjolle është shpallur përfaqësuesja e Spanjës në futboll, ndërsa përfaqësuesja e SHBA-së në basketboll si ekipi më i mirë ndërkombëtar.
Këto rezultate janë arritur nga votar e shumta të tifozëve në të përditshmen spanjolle./Indeksonline/