E Martë, 3 Nëntor 2026

“Mozaik”, libri me fabula i shkrimtarit Gjikë Kurtiqi është një përmbledhje në kohë

“Mozaik” është libri më ri i shkrimtarit Gjikë Kurtiqi. Një përmbledhje me fabula ku humori dhe satira janë kryefjala.

Gjikë Kurtiqi është një nga shkrimtaret  më të spikatur të letrave tona kombëtare, Me emrin e Gjikë Kurtiqit lidhet një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së letrave të humorit, satirës e veçanërisht të fabulës, ku ai u angazhua dhe vazhdon të kontribuojë në një periudhë mbi pesëdhjetëvjeçare, me prurje cilësore dhe kualitete estetike të larta.

Në fakt ai nuk është vetëm satirist dhe humorist me shije të hollë e perceptime krejt të veçanta të realiteteve që bën objekt të shqyrtimit të tij estetik, por dhe një shkrimtar i thellë dhe vizionar, me një mënyrë unikë se si ai e paraqet botën në artin e fjalës.

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›