Mposhten Sevilla e Villarreal

Getafe perfundoi ndeshjen me nente lojtare por arriti te shenoje fitore minimale ndaj Villarrealit ndersa Sevilla po ashtu eshte turperuar duke pesuar me rezultat 3-1 para tifozeve te vet.
Getafe luajti pjesen me te madhe te ndeshjes me nje lojtar pas perjashtimit te Daniel Diaz me karton te kuq kater minuta para fundit te pjeses se pare.
Megjithate ne mungese te sulmuesit kryesor Giuseppe Rossi Villarreali nuk arriti ta shfrytezoje epersine numerike dhe madje pesoi nje gol ne minutat e fundit te ndeshjes gol qe u shenua nga Juan Albin i cili po ashtu u perjashtua me karton te kuq duke e lene ekipin vendas me nente lojtar ne fushe.
Ne anen tjeter Sevilla ka pesuar edhe me keq ne takimin perballe Almerias. Me te filluar pjesa e dyte Fabian Vargas kaloi mysafiret ne avantazh 48acute.
Pablo Piatti shenoi golin e dyte te Almerias ne minuten e 81-te dy minuta para se Kanoute te ngushtoje ne 2-1 epersine 83acute. Por Piatti nuk lejoi ndonje befasi duke shenuar golin e tij te dyte per te vulosur keshtu fitoren e mysafireve.