E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli ngjitet ne poziten e dyte

Marek Hamsik ka shenuar nje gol ne pjesen e pare te takimit per ti dhene fitoren minimale Napolit ne derbin ne fushe te Genoas dhe per ta derguar ekipin ne poziten e dyte te Serie A.

Napoli nuk u duk i shqetesuar nga mungesa e Ezequiel Lavezzi qe vuan nga demtimi ne gju e as nga supozimet per nje greve te mundshme ne Serie A. Ekipi mysafir kaloi ne epersi pas 26 minutash loje kur mesfushori sllovak Hamsik pranoi nje harkim nga gjuajtja e lire e Walter Gargano per te derguar topin ne rrjete me koke.

Napoli madje mbeti me 10 lojtare ne fushe ne pese minutat e fundit te takimit pasi Michele Pazienza u ndeshkua me kartonin e dyte te kuq por kjo nuk i ndihmoi ekipit vendas te nxjerre ndonje rezultat pozitiv.

Fitorja do te thote se Napoli barazohet ne pike me Lazion dhe merr poziten e dyte per shkak te diferences se golave. Lider vazhdon te mbetet Milani me 33 pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›