Mrekulli në Zelandë të Re, britaniku mbijeton pas rënies nga kati i 15-të
Zelandë e Re- Një njeri britanik i ka mbijetuar një rënie nga katin i 15-të i një ndërtese në Zelandën e Re, raportojnë mediat lokale.
Tom Stilwell ra nga ballkoni i fqinjit të tij në bllokun e apartamenteve në Auckland në 02:00 me orën lokale të dielën.
Ai kishte qenë duke u përpjekur për tu futur në ballkonin e tij, i cili ishte direkt pranë fqinjit.
Miqtë e tij thanë se ai kishte thyerje të eshtrave dhe lëndime të brendshme, por ishte “mirë” dhe “një njeri me shumë fat”.
20-vjeçari thuhet se ndodhej në Zelandën e Re në një festë të punës. Megjithatë, mbijetesa nga një lartësi e tillë është jashtëzakonisht e pazakontë.
Dorina Bilbili/IDEA/