Trazirat në Turqi, sindikatat thërrasin grevë gjatë mësymjes së policisë
Turqi- Sindikatat në Turqi kanë shpallur një grevë një-ditore në mbarë vendin për të protestuar kundër masave të ashpra të policisë në demonstratat antiqeveritare.
Konfederata e Sindikatave të Punonjësve Publikë (KESK) dhe Konfederata e Sindikatave Progresiv (DISK) janë duke kërkuar një fund të “dhunës policore”.
Ky veprim vjen pas përleshjeve të vazhdueshme sporadike mes protestuesve dhe policisë në Stamboll dhe në Ankara.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan e ka mbrojtur me zemërim goditjen. Duke iu drejtuar dhjetëra mijëra mbështetësve të dielën në Stamboll, zoti Erdogan tha se ajo kishte qenë detyrë e tij të urdhërojë dëbimin e protestuesve në Parkun Gezi natën e kaluar.
Protestat, tha ai, s’ishin “asgjë më shumë se sa përpjekje e pakicës për të sunduar shumicën”, duke shtuar: “Ne nuk mund të kemi lejuar këtë dhe ne nuk do ta lejojmë atë”.
Ai gjithashtu mohoi sjelljen si një diktator, kritikoi median e huaj dhe u zotua për të “identifikuar një nga një ata që kanë terrorizuar rrugët”.
Zyrtarët mjekësore vlerësojnë se 5,000 njerëz janë plagosur dhe të paktën katër të vrarë që kur filluan protestat.
Dorina Bilbili/IDEA/