E Diel, 1 Nëntor 2026

Mrekullia Cana rikthim ne fushe qe kete fundjave

TURQI- Lorik Cana i ka habitur te gjithe ne Turqi me rikuperimin e tij ne kohe rekord nga demtimi i pesuar ne ndeshjen me Manisaspor te dielen e 14 nentorit. Mesfushori kuqezi pati nje problem me ligamentet dhe mjeket vendosen si afat per rikthimin e tij ne fushe nje periudhe prej 3 javesh. Por ai ka qene rregullisht ne stervitje qe prej dites se hene dhe do te jete i gatshem per derbin e te dieles kunder Beshiktashit.

Mediat turke e kane quajtur nje mrekulli sherimin e tij ndersa trajneri George Haxhi ka ndermend ta hedhe ne fushe qe nga minuta e pare. Loriku eshte gati dhe mund te luaje qe nga minuta e pare ka thene tekniku rumun i Gallatasarajit. Cana pritet te kete nje detyre te veshtire ne derbin me Beshiktash pasi ai do te kete nje duel me mesfushorin spanjoll Guti ne mesfushe. Per shkak te demtimit me Manisasporin ai mungoi ne miqesoren e kombetares shqiptare kunder Maqedonise me 17 nentor. P

Per Gallatasarajin jane rikthyer ne stervitje edhe Arda Turan e Milan Barosh por Haxhi ka bere te ditur se nuk ka ndermend te rrezikoje me ta.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›