E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona favorite per El Clasico

Nga Express me 26 nentor 2010 ne ora 0901

Mesfushori i Barcelones Xavi beson se ekipi do te hyje si favorit ne El Clasicon e se henes me Real Madridin per shkak te formes se mire ne periudhen e fundit.

Ekipi i Pep Guardiolas ka qene i pandalshem ne javet e kaluara dhe fitorja 3-0 ndaj Panathinaikosit ne Ligen e Kampioneve te merkuren ishte e dhjeta ne 11 ndeshjet e fundit seri gjate se ciles gjiganti katalan ka shenuar 36 gola dhe ka pranuar vetem katra.

Lionel Messi ka qene ne forme te jashtezakonshme dhe me golin kunder Barcelones arriti ne kuoten e 15 shenimeve ne nente ndeshjet e fundit.

Forma e mire nga Messi dhe bashkelojtaret e tij pa dyshim se do te jene brenge per Jose Mourinhon dhe Real Madridin e tij kurse Xavi beson se Barcelona do te jete favorite per te fituar El Clasicon e peste te njepasnjeshem.

147Tani mund te mendojme per El Clasicon. Eshte ndeshje me rendesi dhe ne jemi favorit per shkak se luajme ne shtepi ndersa jemi ne forme te mire148 tha Xavi. Pas 12 xhirove ne La Liga Real Madridi eshte lider me 32 pike nje me teper se Barcelona. Per shumekend El Clasico mund te jete percaktues ne gare per titullin e kampionit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›