Mrekullia italiane: Palermo 0 – 7 Udinese

Në atë që nuk tingëllon aspak italiane, Udinese ka poshtëruar totalisht Palermon në fushën e vet, me rezultat 0-7. Në Renzo Barbera, tifozët vendës nuk kanë mundur t`u besojnë syve teksa portiere vendës nuk ka pasur fare pushim, duke u detyruar vazhdimisht ta nxjerrë topin nga rrjeta.
Në 7 gola gjithsesi ka vetëm 2 emra: Alexis Sanchez – poker, dhe Antonio di Natale – het trick.
Në ndeshjet e tjera të Serie A, Roma është ndalur në barazimin 2:2 nga Parma e Amaurit. Cesena e Erjon Bogdanit ka fituar 1:0, kurse humbje ka pësuar Lazio.