Liverpooli i zakonshëm

Skuadra e Kenny Dalglish i kthehet rutinës: humb sërish. Radhën për ta mposhtur e ka pasur ekipi i fundit të tabelës West Ham United, që në Uppton Park ka tundur portën e Pepe Reina tri herë.
Parker ka shënuar golin e parë në minutën e 22, kurse dy minuta para përfundimit të pjesës së parë Ba ka siguruar pushim të këndshëm, me golin për 2:0. Edhe pjesa e dytë u dominua nga West Ham, por pak shpresë për Liverpoolin ngjalli një gol i Johnson, në minutën e 84.
Cole, megjithatë, fundosi Liverpoolin, me një gol të bukur në minutën e 92, pas një gabimi të Skrtel. Humbja vazhdon ta mbajë Liverpoolin në vendin e 6.