Muaji Qershor, dështim për biznesin turistik ne vend
Operatorët turistikë evidentojnë tre, si shkaqet më kryesore që shënojnë shifrat më të ulëta të frekuentimit të turistëve në vitet e fundit. E para është fushata elektorale, e cila ka angazhuar mijëra e mijëra vetë
DURRËS - Fushata elektorale, kriza botërore dhe reshjet kanë çuar në dështimin e muajit të parë të sezonit turistik në Durrës. Operatorët turistikë gjatë këtij muaji kanë strehuar nëpër dhomat e tyre vetëm 2 për qind pushues të kapaciteteve të tyre akomoduese, ose 8 mijë pushues. Shumica e këtij kontingjenti kanë qenë nxënës shkollash nga Kosova e Maqedonia, pjesa tjetër kanë qenë pushues ditorë. Ndërsa, pronarët e plazheve private deri tani nuk kanë nxjerrë as shpenzimet e ditës, e jo më fitime. Operatorët turistikë evidentojnë tre, si shkaqet më kryesore që shënojnë shifrat më të ulëta të frekuentimit të turistëve në vitet e fundit. E para është fushata elektorale, e cila ka angazhuar mijëra e mijëra vetë, të cilët për momentin e kanë harruar plazhi. E dyta është kriza eko-nomike, e cila ka detyruar mjaft pushues që ta shtrëngojnë dorën, dhe e treta është prishja e motit gjatë javës së fundit. Shoqëritë turistike dhe pronarët e komplekseve turistike shpresojnë që përfundimi i zgjedhjeve dhe përmirësimi i motit të risjellë turistët.
(d.b/GSH/BalkanWeb)