Muaji i Ramazanit, ritualet e një besimtari në këtë muaj të begatë

Besimtarët myslimanë kanë nisur agjërimin për muajin e begatë të Ramazanit, si një ndër 5 shtyllat kryesore të Islamit.
“Muaji i begatë i Ramazanit, dmth në këtë muaj ka zbritur Kurani. Kurani ka zbritur në natën e Kadrit, dhe kjo natë është nata më e mirë e të gjithë vitit. Nëse e zë këtë natë duke bërë adhurime, duke falur namaz, duke bërë vepra të mira që të afrojnë te Zoti, atëherë t’i ke kapur 83.4 vite adhurim ndaj Allahut”, tha besimtari Gëzim Halimi.
Halimi na rrëfen se cili është rituali që ndjekin gjatë ditëve të muajit të Ramazanit
“Ngrihem, marra avdes, fillohej fal namaz nate, pastaj zbres me gruan në kuzhinë dhe çelim syfyr. Pastaj lexojmë sërish Kuran. Ne i falim të pesta vaktet”, tregon ai.
Besimtari thotë se dëshira e tij më e madhe është përmbushja edhe e shtyllës së fundit të Islamit që është kryerja e ritualit të Haxhit
Gazetare: Geralda Sali
/rtsh.al/