E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muaji mars kampion per numrin e vrasjeve ne Siri

Marsi ka qenë muaji më vdekjeprurës në konfliktin dyvjeçar të Sirisë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, grup ky i opozitës, ka bërë të ditur për mbi 6,000 të vrarë, të regjistruar në muajin e fundit.

Sipas burimit të njëjtë, të vrarët përfshijnë 2,080 civilë, 1,486 rebelë dhe 1,464 ushtarë.

Pjesa tjetër e viktimave, ndërkaq, nuk është identifikuar.

Konflikti civil në Siri ka nisur në mars të vitit 2011. Kombet e Bashkuara thonë se mbi 70,000 njerëz kanë humbur jetën në luftime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›