Qipro rrjedhja e kapitaleve nga bankat e ishullit
Trojka i ka dhënë Qipros edhe një vit kohë për të arritur objektivin e rritjes së bilancit me 4 për qind. Ndërkohë presidenti i vendit Anastasiades është detyruar të mbrojë vendimet e marra. Janë zyrtarizuar kështu 3 gjykatës që do të merren me hetimin e rrjedhjes së miliona eurove nga ishulli në javët dhe ditët para vendimit për tërheqjen e detyrueshme t ë përqindjes nga depozitat bankare.sipas mediave vendase por dhe atyre greke të parët që kanë përfituar kanë qenë familjarët e vetë presidentit por dhe ata të ish kreut të shtetit e liderë të tjerë politikë. Anastasiades ka premtuar se hetimet do të jenë transparente dhe se nuk do të ketë asnjë lëshim. Por lista e publikuar në shtyp me të dhënat e më shumë se 130 kompanive përfshin dhe atë të vjerrit të presidentit.