E Enjte, 5 Nëntor 2026

Muamba: Është rikthyer Eriksen! Jam i shqetësuar

Në vitin 2012, gjatë ndeshjes Bolton-Tottenham në Fa Cup, Fabrice Muamba pësoi një atak në fushën e lojës. Sot ai ka vendosur të shkruajë një letër për Christian Eriksen, ish-mesfushorin e Interit, i cili ka vendosur të kthehet për të luajtur për Brentford shtatë muaj pas sulmit në zemër gjatë Kampionatit Europian.

Këtë e ka bërë përmes Mirror-it dhe në letër Muamba shpreh lumturinë për rikthimin e danezit, por edhe shqetësimin për gjendjen e tij shëndetësore. Muamba, pas atij ataku kardiak dhe me një defibrilator të brendshëm – ashtu si Eriksen – vendosi të hiqte dorë nga futbolli.

“Nuk ka njeri më të lumtur se unë të shoh Christian Eriksen të kthehet në fushë. I uroj gjithë të mirat, gjithë fatin e botës, shpresoj që gjithçka të jetë mirë, por shpresa më e madhe është që ai të jetë i sigurt. Ai është kaq i guximshëm, kaq i përulur dhe unë mund t’i uroj vetëm më të mirat”.

Megjithatë, edhe ish-futbollisti i Bolton nuk e fsheh shqetësimin: “Duket se jam i keq, që nxjerr lajme të këqija, por nuk është kështu. Unë jam vetëm i shqetësuar për të, asgjë më shumë”. Ai shton: “Nëse flet me mjekët, ata të thonë se shëndeti i tij është i sigurt, por thellë brenda vetes do të ketë gjithmonë një shqetësim. Shpresoj vetëm që gjithçka të funksionojë për të dhe familjen e tij”.

Muamba do të donte ta njihte më nga afër Eriksen: “Pavarësisht se sa minuta luan, pesë, dhjetë apo gjysmë ore, shqetësimi im i vetëm është që ai të qëndrojë i shëndetshëm. Kjo është gjithçka që dua. Do të doja të ulesha dhe të bisedoja me të, të bisedoja”.

“Ai është kaq i guximshëm dhe unë thjesht do të doja të flisja, të zbuloja se çfarë po ndodh në kokën e tij. Kontaktova agjentin e tij, por ai nuk u përgjigj kurrë. Jam i sigurt se do të vijë koha kur mund të flasim, Eriksen dhe unë”.

“Disa lojtarë luajnë me një ICD (Internal Cardiac Defibrillator) dhe mund ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt, megjithëse me disa vështirësi, por duan të vazhdojnë të luajnë. Unë kam qenë ‘jashtë’ më gjatë se Eriksen, kështu që ne jemi të ndryshëm, secili rast është i ndryshëm. Flitet për Daley Blind, se si u kthye dhe luajti në Holandë, por nuk ka të njëjtin intensitet si në Premier League”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›