Këshillimi Kombëtar, Rama ndan pamje nga procesi i punës ku grumbullohen të dhënat

Kryeministri Edi Rama ka ndarë, këtë të martë, pamje nga procesi i punës ku grumbullohen të dhënat, që vijnë përmes postës, nga pyetësori i Këshillimit Kombëtar, një nismë që synon marrjen e mendimit të qytetarëve mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë.
“Dhe me hapësirën ku mblidhen përgjigjet e 12 pyetjeve të Këshillimit Kombëtar që vijnë përmes postës, si edhe duke ju ftuar ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin për shtëpinë tonë, Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan kryeministri.
Në 5 janar të këtij viti, kryeministri Rama njoftoi nisjen e procesit të Këshillimit Kombëtar, përmes të cilit qytetarët do të shprehin mendimin e tyre lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.