E Martë, 3 Nëntor 2026

Muça: Berisha po provokon Gjykatën. Po kërkon të bëhet martir që ta çojnë në burg dhe të mobilizojë mbështetësit

Gazetari Flogert Muça i ftuar në “Ekspres” në RTSH duke bërë një analizë të qëndrimeve të ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe përpalljes së tij me akuzat e SPAK, u shpreh se ai po viktimizohet dhe po e përdor këtë narrativ për të bërë politik.

“Berisha po provokon Gjykatën sepse ai është i vetëdijshme çfarë po bënë dhe i shërben narratives së tij politike . Ta  çosh në burg Berishë është nderi më i madh sepse do të bëhet martirë dhe  do përdor çdo mjet për ti shkuar deri në fund viktimizimit të tij për të mobilizuar masën”, tha ai.

 Muça mendon se janë procedura që i parashikon ligji,  parashikon mbrojtja edhe pse vetë Sali Berisha bënë sikur nuk i intereson por ai është në mbrojtje nga avokatët e tij që ndjekin procedurat.

“Berisha e di shumë mirë që sado që të bëj zhurmë politike nuk fund nuk mund ti shmanget dot vendimeve të gjyqësorit.  Në gjykimin tim mund të them që avokatët kanë qëllim që ta zvarrisin këtë çështje dhe në një moment kur kërkesat e tyre nuk merren parasysh, dalin dhe thonë që ja si po procedohet dhe po përdoret politikisht çështja e Sali Berishës”, theksoi ai.

Ndaj tha ai, Gjykata po shmang të gjitha këto handikape të mundshme që mund ti jap argument politik apo dhe në Strasburg nëse do e çojnë atje.

Në këtë kontekst Muça nuk shikon arsye tjetër nga mbrojtja që i bëhet ish-kryeministrit Berisha por  për të fituar kohë dhe për të gjetur “shkarje” ligjore nga gjykata.

“Berisha pretendon që është shkelur neni 70 pika 2  e Kushtetutës për bllokimin e pasaportës dhe kufizimit të lëvizjes, Strasburgu në këtë rast ka një definicion më të qartë duke mos e konsideruar si privim të lirisë. Ndaj avokatët dhe Berisha po kërkojnë ndoshta një kleçka të tjera që gjykata të rrëshqas dhe ai të ketë një mundësi në Gjykatën e Strasburgut”, theksoi ndër të tjera ai.

Gjithashtu Muça ka komentuar dhe situatën me të cilën mund të përballet  Sali Berisha apo edhe vetë Gjykata në rastin e mos respektimit të vendimit që mund të merret.

“Kërkesa e SPAK është shumë e qartë, nëse do të miratohet e plot nga gjykata, Sali Berisha nuk mund të takoi asnjë njeri tjetër përveç atyre që ai bashkëjeton dhe i ndërpritet çdo lloji komunikimi . pra në momentin që ti ndërhynë dhe futet të komunikosh në rrjetet sociale, ti po komunikon me mijëra persona. Nëse Berisha do tentoj të shkeli këtë masë të kufizimit të komunikimit me të tjerë persona, përjashto me ata që bashkëjeton, do të duhet që masa të ashpërohet më tej” theksoi ai.

Në përfundim të analizës së tij, Muça tha që ky ishte viti më i rëndësishëm për Shqipërinë për punën që ka bërë SPAK, duke thënë se dhe 2024 ka për të pasur sfida të tjera sepse shumë dosje janë në proces hetimi.

“Lajmi më i mirë që i ka ndodhur Shqipërisë në këto dekada sepse iu dha fund pandëshkueshmërisë që këtu po të kesh qenë President, Kryeministër, Deputet, Ministër, ke imunitet dhe nuk të heton njëri. Situata po dikton që po ndodh ajo qe quhet republikë gjyqësore , është një domosdoshmëri në një moment por jo për të bërë konfigurim politik”, përfundoi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›