Muca: Kombetarja, nevoje per freski
Aranit Muraci
Te premten trajneri kuqezi, Ari Han do te shpalle listen e lojtareve, qe do te jene ne dispozicion te tij, perballe Maltes. Ekipi yne kombetar, ne prag te sfides se peste te eliminatoreve te Kampionatit Boteror "Afrika e Jugut 2010" synon fitoren e dyte, ndaj te njejtit kundershtar. Holandezi i bankines sone, i detyruar edhe nga mungesat e disa lojtareve te demtuar ne ekipet e tyre, pritet te sjelle pak "freski" ne kombetare. Jane pothuajse ne nje mendje, te gjithe trajneret dhe specialistet e futbollit se, duhet te kete nje vemendje me te vecante karshi kampionatit tone, me qellim qe te afrohen lojtare te tjere, ne radhet e kombetares. Shkelqim Muca, nje prej trajnereve dhe drejtuesve me te njohur te futbollit tone sugjeron se, Migen Memelli eshte nje lojtar potencial sulmi dhe se mund te jete madje edhe pjese e ekipit tone, ne ndeshjen e radhes ndaj Maltes. Muca analizon lojen dhe sulmin kuqezi ne ndeshjet e fundit. "Kombetarja ka hasur ne veshtiresi, ne sulm" - theksoi Muca. "Erion Bogdani, ne ndeshjet e kaluara ka luajtur, por ai eshte teper i avancuar dhe nuk eshte aktivizuar ne ndeshjet e fundit. Edhe Salihi eshte nje lojtar potencial, i cili njihet mire per cilesite e larta para portes, por ai luan si nje sulmues i mirefillte". Sipas Muces, sulmuesi i Tiranes, Memelli eshte i pershtatshem lojtar qe i duhet ekipit tone kombetar, per momentin, madje ai mund te jete edhe titullar ne Malte. "Memelli eshte sulmues i shpejte dhe shenon gol, gje qe e ka treguar ne kampionat. Ai ka qene edhe me pare lojtar i kombetares dhe mund te jete serish pjese e kuqezinjve," - shprehet Muca. Sipas ish-shefit te klubit "Tirana", para se te shpalle listen, trajneri kuqezi mund te shohe edhe lojtare te tjere qe luajne ne radhet e Tiranes dhe ne kampionatin shqiptar. "Jane disa lojtare, qe luajne ne kampionatin shqiptar dhe kerkojne nje vemendje me te vecante. Pas demtimeve ata duhet te behen pjese e kombetares," - perfundon Muca, nje ish-lojtar i shquar i viteve '80, me Tiranen dhe perfaqesuesen tone. Aktualisht, ne kombetaren tone luajne nje pjese e mire e futbollisteve. Nje vit me pare, kur holandezit Ari Han iu besua stoli kuqezi, ne deklaraten e pare tha se do te sjelle freski ne radhet e ekipit. Ideja e trajnerit holandez te kombetares sone lidhej me disa reforma qe duhet te merreshin ne radhet e kuqezinjve.