E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muca: Pse jemi kunder varreve murale

Varre murale per te kursyer token, por edhe per t'i bere balle situates, ne te cilen ndodhet kryeqyteti. Ky eshte projekti i Bashkise se Tiranes, por qe kundershtohet nga Komuniteti Mysliman, te cilet e shohin kete si nje rit te papercaktuar ne kuran. Per kryetarin e ketij komuniteti, Selim Muca projekti i bashkise mund te zgjidhe nje pjese te problemit, por ajo qe komenton ai eshte se vendi yne nuk eshte i gatshem per te bere keto lloj varrezash per vete faktin se arkivolet nuk jane te mbyllura hermetikisht.

Z. Selim, Bashkia e Tiranes ka nisur nje projekt per hapjen e varrezave murale. Sipas procedurave edhe komunitetet fetare duhet te njihen me keto projekte, a ka ardhur ky projekt tek ju dhe a eshte diskutuar?

Ne jemi ne dijeni te ketij projekti dhe jemi njohur me te, sepse nje kopje eshte paraqitur edhe ne Komunitetin Mysliman Shqiptar. Pas kesaj jemi takuar me nenkryetarin e Bashkise se Tiranes dhe kemi diskutuar rreth ketij projekti, si do te zbatohet ai, dhe cfare ofron. Por, pergjigjja qe ne kemi dhene ka qene negative, pra nuk kemi pranuar.

Cila ka qene arsyeja qe ju keni dhene kete pergjigje negative?

E para, per vete faktin se feja jone nuk i parashikon keto lloj varrimesh, ne Kuran i vetmi rit qe njihet per varrosjen e njerezve eshte ai aktual, ne toke. Riti i varrimit ne Kuran trajtohet kur eshte vrare njeriu i pare dhe njerezit nuk dinin se cfare te benin. Eshte vete Zoti i gjithesise, qe i mesoi njerezit ne ate kohe qe nje nga nderet qe i behet te vdekurit eshte edhe varrosja ne toke. Keshtu qe, do te uroja, sugjeroja, por edhe theksoja qe te ruhet zakoni tradicional. Behet e frikshme qe kur njeriu te nderroje jete do te muroset ne varre te tilla.

Por, nese Bashkia e Tiranes e miraton kete projekt dhe e zbaton, cili do te jete reagimi juaj?

Nese ky projekt do te miratohet, atehere ne nuk kemi se cfare te bejme, pasi nuk mund te dalim mbi projektet e bashkise dhe vendimet e qeverise. Por, ajo qe do te thosha eshte se Shqiperia nuk eshte gati per keto lloj varresh, per vete faktin se arkivolet qe perdoren ketu te ne nuk jane te mbyllur hermetikisht. Kjo do te krijonte probleme ne varreza, pasi nuk mund te kryhen varrime te tjera, per shkak te eres se keqe. Po keshtu, keto lloj varesh jane mbivendosje e arkivoleve njeri mbi tjetrin dhe jo "murosje" e tyre.

Myslimanet kunder varreve murale, katoliket pro

Projekti i Bashkise se Tiranes dhe ndermarrjes funerale per ndertimin e varreve murale ka hapur nje debat mes ketij institucioni dhe komuniteteve fetare. Ndersa pjesa ortodokse dhe ajo katolike jane dakord per ndertimin e ketyre varreve, myslimanet e kundershtojne plotesisht, pasi ne Kuran nuk parashikohet nje gje e tille kur nje person nderron jete. Sipas projektit te bashkise, varrezat do te jene murale, ku nje pllakat dhe pak hapesire do te mbaje eshtrat e personit qe ka humbur jeten. Projekti, qe mbeshtetet edhe nga Bashkia e Tiranes, kerkon keshtu t'i jape fund problemit me pakesimin e tokes se varreve. Sipas nje parashikimi te specialisteve, nese varrimi do te vazhdoje nen toke per 10 vjet, varrezat rrezikojne te shtrihen poshte ne qytet. Nderkohe qe sot, agjencite funerale, si ato private, por edhe ndermarrja shteterore, perballen me veshtiresine e gjetjes se tokave te lira per varrosjen e njerezve. Sipas projektit te bashkise, pas nje periudhe 20-vjecare, kur te vdekurit i kane mbetur vetem kockat, do te behet zhvendosja e tij ne keto lloj varresh, te cilet zene me pak hapesire. Nderkohe qe, cdo person do te kete mbishkrimin e tij ne nje pllakat, ashtu sikurse do ta kishte edhe ne nje varr te zakonshem per te bere identifikimin. Nga ana tjeter, gjendja ne varrezat publike te kryeqytetit ka qene gjithmone problematike. Aq me teper kur tani numri i banoreve te Tiranes eshte rritur shume, qe do te thote se ka nje numer shume te madh vdekjesh. Numri mesatar i vdekjeve gjate nje viti mund te shkoje deri ne 3 mije, dhe nga keto 1 mije jane vdekje te pritshme (persona te cilet jane te semure). Gjendja eshte ne varrezat publike te Sharres, ku eshte me e veshtire te gjesh nje cope toke te lire per te varrosur te dashurin e familjes tende. Kjo ka qene nje nder arsyet se perse ne kete varreze eshte aplikuar shume edhe varret nje mbi nje. Ndersa ne Tufine gjendja eshte paksa me e mire dhe ende nuk eshte ndjere mungesa e truallit te varrimit. Sipas drejtorit te Sherbimit Funeral Shteteror, ne varrezat e Sharres, ata kane shfrytezuar deri ne maksimum cdo centimeter toke, duke sheshuar nje pjese kodrine qe ndodhet brenda rrethimit te percaktuar.

Bektashinjte: jemi kunder projektit te varrezave

Ndertimi i varrezave murale nuk eshte me vetem ide, por projekt qe pret te nise zbatimin. Miratimi i fundit pritet nga komunitetet fetare, te cilet nese nuk bien dakord mund te bindin ndjekesit e tyre per te kundershtuar kete menyre varrosje. Myslimanet jane me fanatiket dhe kundershtuesit e projektit. Mendimit te tyre i bashkohen edhe bektashinjte. "Jane disa qindra besimtare te jugut te Shqiperise, ne fakt te Gjirokastres, Delvines, Tepelenes dhe te Permetit, te cilet kane kerkuar te kryegjyshi boteror qe kjo nisme e bashkise te mos shkoje me tej. Sipas parimeve bektashiane, nje varreze murale nuk do te ishte aspak dinjitoze per te vdekurit", eshte shprehur Sylja Xhelja, perfaqesues i komunitetit bektashi. Mungesa e tokave te lira per varre eshte arsyeja kryesore qe po shtyn bashkine te ktheje varrezat ne murale.

"Mund te filloje me Sharren dhe Tufinen dhe ne mund te provojme edhe nje metode e cila eshte ajo e ndertimit te nje modeli te nje segmenti, ne menyre qe komuniteti te njihet. Nuk mendohet qe i vdekuri sapo te largohet nga kjo bote te vendoset ne nje varreze murale. Aktualisht jemi ne pritje te nje pergjigjeje definitive nga komunitetet e myslimaneve dhe te bektashinjve. Gjithsesi, po vazhdojme me projektimin", eshte shprehur nenkryetari i Bashkise, Eduart Shalesi. Sipas te dhenave te ndermarrjes se funeraleve, varrezat kane zene deri tani 60 ha toke dhe cdo vit numri i tyre shtohet me 3 mije varre te reja. Menyra e financimit te varrezave murale eshte ende ne diskutim, pasi praktika boterore njeh disa te tilla, sic eshte edhe nje takse e vecante qe paguan familja e viktimes. Megjithate, detajet do te percaktohen me miratimin e projektit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›