E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muçibaba ndihet e indinjuar për Idriz Seferin

Banorët e pakët që kanë mbetur në Muçibabë janë ndier keq dhe në siklet rreth akuzave që u bënë në publik se gjoja ky fshat është kundër figurës së Idriz Seferit.

Idriz Rexhepi i cili është kryetar i këshillit të fshatit tha se është ndier i befasuar dhe i indinjuar njëkohësisht me të gjitha ato akuza që u bënë ndaj fshatit Muçibabë.”Jemi ndier keq dhe jemi të revoltuar sepse Muçibaba asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është kundër vendosjes së bustit të Idriz Seferit. Muçibaba ka këshill të fshatit, por askush nuk ka pyetur për këtë punë” thotë Rexhepi, raporton rajonipress.

Rexhepi tha se pavarësisht se Muçibaba i ka dëshmorët e vet të luftës, e ka nderuar dhe e nderon figurën e Idriz Seferit.”Ndoshta kjo punë është dashur të kryhet përmes rrugëve institucionale e jo me bisedua me fshatarë. Madje unë kam informacione se fshatari i quajtur haxhi Shukrija asnjëherë nuk e ka përmendur fjalën katolik” tha Rexhepi.

Idriz Rexhepi thotë se figurat historike e kombëtare askush nuk mund t`i injorojë e aq më tepër një banorë dhe fshatar i thjeshtë.”Unë ende se kam të qartë se kujt i ka hy në punë i tërë ai mllef që është shprehur kundër Muçibabës duke e keqpërdorur pastaj edhe figurën e Idriz Seferit” tha Rexhepi./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›