Muçi e Salah, “binjakët” e golit/ Ylli kuqezi kombinon sërish me legjendën egjiptiane

Duket sikur golat ia kanë vjedhur për këtë sezon. Trabzonspori ka dy sulmues shumë të mirë si legjendën Mohamed Salah dhe afrikanin Onuaçu, por gjithsesi Ernest Muçi e gjen gjithmonë mënyrën për të qenë protagonist.
Futbollisti I kombëtares shqiptare shërbeu asistin e dytë radhazi në Superligën turke, dhe sërish i shërbeu rrjetën “në pjatë” Faraonit” Salah. Ylli egjiptian i ardhur nga Liverpuli, për momentin po e bën detyrën, me tri gola në kampionat deri tani, dhe dy prej tyre kanë qenë falë Muçit.
Gjithsesi, shqiptari këtë herë nuk u vlerësua shumë mirë, pavarësisht se krijoi golin, dhe nota e tij ishte vetëm 6.5, një nga më të dobëtat për ekipin. Salah shënoi për 1-0 në 11’, dhe u duk se zhgënjimi i madh europian u la pas. Për fat të keq, nuk qe e thënë të ndodhte kështu.
Trabzonspori, një nga katër klubet më të mëdhenj të futbollit turk, u mund 2-1 nga një rival modest, pasi Amed shënoi në fund të pjesës së parë dhe në fund fare të ndeshjes. Me vetëm 4 pikë në tri javë, vështirë të luftohet për gjëra të mëdha këtë edicion të Superligës turke, pavarësisht klasit që ka një Salah apo një Ernest Muçi. Shqiptari shërbeu edhe asistin e golit të dytë në ndeshjen ndaj Bashaksehirsporit fituar 2-1./abcnews.al