E Diel, 1 Nëntor 2026

Raphinha e Yamal, Barça nuk gabon përballë Rayo Vallecano

Lamine Yamal rikthehet te goli me një dopietë në fitoren 5-2 të Blaugrana ndaj Rayo Vallecano-s. Raphinha, gjithashtu gjeti rrjetën dy herë. Në Camp Nou, Rayo kaloi në epërsi me anë të Camello-s në minutën e 12-të, përpara se Raphinha dhe Yamal të përmbysnin rezultatin brenda pak minutash.

Në pjesën e dytë, një autogol nga Lejeune i dha ekipit katalanas një epërsi prej dy golash në minutën e 51’, përpara se të kompletoheshin tre dygolësha në këtë sfidë: Camello në minutën e 59-, Raphinha në minutën e 71-të  dhe Yamal në minutën e 90-të. Ekipi i Hansi Flick kryeson tabelën e klasifikimit në kuotën e 9 pikëve, i barabartë me Real Madridin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›