Mucmata largohet nga organi i akuzes

Ish prokurori i Tiranës, Vexhi Muçmata largohet nga organi i akuzës për t’u përfshirë ne politike. Mucmata është përfolur prej kohesh si një nga kandidatet e Partise Socialiste per deputet ne qarkun e Kukesit dhe duket se tashme ka vendosur t’i japë fund karrierës ne organet e drejtësisë. Paraditen e sotme prokurori Vexhi Mucmata paraqiti dorëheqjen e tij ne zyrën e Prokurorit te Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ky i fundit mësohet se e ka pranuar atë.