Shefin e Shtabit te Ushtrise Greke ne Tirane

Shefi i Shtabit te Ushtrisë greke vizitoi të martën paradite Shqipërinë në një moment kur ne parlament është dorëzuar rezoluta Çame dhe janë prezente debatet për kufirin detar kanë përfshirë politikën e vendit fqinj.
Por gjenerali Mikhail Kostarakos nuk foli fare për to.
Nuk pati as konference shtypi pas bisedimeve me ministrin shqiptar te Mbrojtjes Imami
Ne njoftimin zyrtar te ministrisë shkruhet se qëllimi i vizitës së delegacionit ushtarak grek ishte bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve fqinje
Në njoftim përmendet se Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka vlerësuar përkrahjen e Forcave të Armatosura të Greqisë që i kane dhënë Forcave tona të Armatosura si dhe për përkrahjen politike që Greqia i dha Shqipërisë për anëtarësimin e saj në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Si një nga detajet e takimit mund te vlerësohet këmbimi i stafeve akademiko ushtarake për përgatitjen e studentëve ne kurse të formimit strategjik.
Për takimin me homologun e tij shqiptar gjeneral major Xhemal Gjunkshin, njoftohet për bisedime ne bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes.
Gjenerali Kostarakos dhe gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi kryen se bashku homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.