Muçmataj para deputetëve: Nuk mbaj mend të kem bërë gjyqe politike
Anëtarët e Komisionit për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvilluan një seancë dëgjimore lidhur me dekretin për emërimin e Vexhil Muçmataj, anëtar i Gjykatës së Lartë. Pas një prezantimi të shkurtër që kandidati bëri përsa i përket karrierës së tij, eksperiencën dhe kualifikimet mbi profesionin që ai ka ushtruar, anëtarët e komisionit i drejtuan atij pyetje lidhur me integritetin moral profesional, dhe nëse ka pasur lidhje me veprimtari politike . Kandidati Muçmataj pranoi se kishte qene anëtar i Partisë se Punës për dy vjet në vitet 1988- 1990. Ai gjithashtu, deklaroj se nuk mbante mend të kishte marrë pjesë në hetimin e dosjeve me natyrë politike. Ai gjithashtu foli dhe për mënyrën se si mund të shmanget korrupsioni në drejtësi.
Në përgjigje të interesit të anëtarëve të komisionit , për listën e pasurive te tij , Muçmataj deklaroi se inspektoriati i pasurive nuk ka deklaruar në mënyrë të plotë për këtë çështje, dhe se ka shtuar gjëra që nuk janë të vërteta. Ndërkohë deputetët e pyetën kandidatin e emëruar nga presidenti se mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave si dhe për çëshjten e korrupsionit.