E Diel, 1 Nëntor 2026

INUK:Padia ndaj Bojaxhiut nuk ndal prishjet

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik e cilëson të pakuptimtë padinë penale ndaj kreut të Inspektoriati Gjergj Bojaxhi nga banorët e fshatit Hamallaj në Durrës. "Kallëzimi penal ndaj INUK, nga banorët posedues të objekteve të paligjshme në Hamallaj, është një veprim i pakuptimtë, që kompromenton edhe më tej pozicionin e tyre", thuhet në deklaratë.

Në këtë sqarim të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, shkruhet më tej se kallëzimi penal nuk i krijon asnjë pengesë këtij inspektorati për të vënë në vend ligjin dhe vendimin e pakthyeshëm të ekzekutimit përfundimtar të vendimeve për prishje të ndërtimeve pa leje në atë zonë.
Sipas INUK, ky kallëzim i inkurajon ata në vënien në jetë dhe përpara përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve, pasi në Kodin Penal, çdo ndërtim i paligjshëm, parashikohet si vepër penale dhe përveç ndëshkimit me gjobë dhe prishjes, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Banorët e Hamallajt, që u përleshën para pak ditësh me forcat e policisë ndërtimore për prishjen e ndërtimeve të tyre pa leje, paraqitën sot një padi penale në prokurorinë e Durrësit kundër kreut të Inspektoriatit të Ndërtimit, Gjergj Bojaxhi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›