E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muho Nuk jap doreheqjen

Anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Muho ka qenë i pranishëm në testin e KQZ-së për projektin pilot të numërimit elektronik.

Në një prononcim për mediat, Muho deklaroi  se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, duke argumentuar se është në ushtrim të plotë të kompetencave të tij ligjore dhe kushtetuese. Muho tha se eshte propozuar nga LSI-ja, por në momentin që është votuar në Parlament për të qenë pjesë e KQZ-së, ai është betuar para Kuvendit për të treguar paanësi gjatë detyrës. KQZ, test për numërimin elektronik të votave Kryhet Zgjedhjet 2013Manjani: Lejoni KQZ-në të kryejë misionin e vet Berisha: 23 qershori, dita e gjykimitPBDNJ: Mos preket KQZ-ja testim për Sistemin Elektronik të Numërimit të Votave, që do të realizohet në zgjedhjet e 23 qershorit në qarkun e Fierit. Testi zhvillohet në mjediset e shkollës “Hasan Prishtina” në Tiranë dhe organizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe firma spanjolle INDRA. Sasia e fletëve të votimit në këtë testim paraprak, që fillimisht do të plotësohen dhe më pas do të numërohen, do të jetë rreth 6000 copë. Sipas këtij projekti, për të simuluar procesin e votimit, do të përzgjidhen grup-mosha të ndryshme zgjedhësish, si studentë, zgjedhës që votojnë për herë të parë, zgjedhës të moshës së tretë etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›