Muja në ‘Manofim 2012’

Më 25 tetor (sot), në Jerusalem hapet një ekspozitë kolektive arti, që është pjesë e ngjarjes kulturore Manofim 2012, e cila shënon hapjen e sezonit të artit në Jerusalem.
Të premten ndërkaq artistët pjesëmarrës do të bashkëbisedojnë dhe do të jenë pjesë e punëtorive të ndryshme që do të organizohen në Studion Artistike The Cube Gallery, nga Jerulasemi. Po në këtë ditë, me fillim nga ora 14:30, do të mbahet edhe një bashkëbisedim me artistët pjesëmarrës të Hebron Road Ridge Road, e cila është rezultat i bashkëpunimit të parë ndërmjet Studios Artistike The Cube Gallery, nga Jerusalemi dhe i Qendrës Kulturore Izraelito-arabe Beit HaGefen, nga Haifa.
Përveç artistëve vendorë e ndërkombëtarë, si Sharone Liftschitz, Eden Lazaness, Omer e Tal Golan, dhe Yigal Felix, pjesë e këtij bashkëbisedimi dhe ekspozite do të jetë edhe artisti bashkëkohor kosovar, Alban Muja. Kuratore e ekspozitës është izraelitja Yeala Hazut.