E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mulen; Irani ka material për bombë bërthamore

Uashington - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Majkëll Mulen, tha se Irani ka material të mjaftueshëm për të bërë një bombë bërthamore.

Admirali Mulen foli në televizionin amerikan të CNN-it dhe ju përgjigj pyetjes nëse Irani ka apo jo material të mjaftueshëm për të prodhuar armë bërthamore?

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm amerikan, Mulen, u shpreh se "Po, të them të drejtën mendojmë se ata janë furnizuar me lëndët e nevojshme nukleare."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›