E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Përjashtohen” deputetët

Tiranë - Kur kanë mbetur edhe pak muaj nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, në Partinë Demokratike kanë nisur ethet e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Sipas informacioneve nga mediat, rreth 50% e deputetëve aktual nuk do të jenë më pjesë e të përzgjedhurve nga partia në pushtet. Gjithçka do të përpilohet gjatë muajit maj, ku kreu i partisë Sali Berisha do të vendosë se kush do të përfshihet në lista dhe kush do të qëndrojë jashtë tyre. Një tjetër argument i përjashtimit nga listat për deputetë, është puna e dobët e këtyre të zgjedhurve gjatë legjislaturës aktuale.

Arsye për përjashtimin nga listat, për kreun e PD-së, janë edhe qëndrimet e disa deputetëve kundër vendimeve politike të grupit parlamentar të PD-së. Ligji i ri zgjedhor dhe detyrimi për të përfshirë 30% të femrave në listë, është një tjetër anë e keqe për deputet aktual. Gara, do të përqendrohet në qarqet e mëdha, ku figurat kryesore të partisë do të shpërndahen në të gjithë vendin dhe do të kryesojnë listat për të pasur të sigurt mandatin për parlamentin e ardhshëm 2009-2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›