E Diel, 1 Nëntor 2026

Muli krijon poezi për Berishën: Ne të duam ty. Ti je lideri ynë!

berisha-flamur-noka-1024x625Dashuria e Flamur Nokës ndaj kryeministrit në detyrë, Sali Berisha, duket se do të jetë e përjetshme. Së paku kjo kuptohet nga një poezi që Ministri i Brendshëm ka  postuar në faqen e tij të rrjetit social për Sali Berishën.

Lider që solli demokracinë në vend.

Lider që ngriti flamurin tonë përkrah vendeve të tjera të NATO-s.

Lider që bëri Shqipërinë më të sigurt në rajon.

Lider që bashkoi popullin shqiptar nëpërmjet RRUGËS SË KOMBIT.

Libër që bashkoi shumë e shumë familje shqiptare me LIBERALIZIMIN E VIZAVE.

Lider që rriti zhvillimin ekonomik në Shqipëri.

Lider që rriti cilësinë e jetesës së shqiptarëve.

Lider që solli 24 orë drita, ujë dhe pa paguar ne ato i kishim.

Lider që ngriti ndjeshëm turizmin shqiptar.

Lider që bashkoi Elbasanin me Tiranën.

Lider QË U TRADHTUA NGA TË MIRAT QË I BËRI KËTIJ POPULLI.

Lider që kurrë nuk do të harrohet.

Lider si Ty nuk vjen me Sali Berisha

Ne ty të duam. Ti je lideri ynë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›