E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muller: Respektoni parimet e shtetit ligjor

Gjatë një interviste të dhënë për “Deutche Welle” ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Carola Müller Holtkemper thekson se Shqipëria duhet të respektojë parimet e shtetit ligjor. Referuar ngjarjeve të 21 janarit, ambasadorja gjermane deklaron se në demokraci kemi ndarje të pushteteve ndërsa sistemi i drejtësisë luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për transparencën e ngjarjeve.

Ambasadorja gjermane në Shqipëri është shprehur e keqardhur për humbjen e tre jetëve njerëzore në demonstratën e 21 janarit duke theksuar se kjo është një histori e re e cila vjen si pasojë e kundërshtisë mes dy partive kryesore në vend, PD dhe PS, të cilat e kanë transportuar bllokadën në rrugët e qytetit.
 

Ambasadorja gjermane shprehet në këtë intervistë se lëvizjet e ardhshme demonstrative janë vërtet shumë të rrezikshme. Carola Müller Holtkemper i drejton një thirrje dy partive politike që të përpiqen të kalojnë konfliktin mes tyre, në interes të tyre dhe në interes të vendit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›