E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Mullixhesha e bukur” – Kryevepra romantike e Shubertit, për herë të parë në TKOB

“Mullixhesha e bukur”  një nga kryeveprat më të ndjera të periudhës së romantizmit vjen për herë të parë në skenën shqiptare. Muzika e kompozitorit Franz Schubert bashkon sërish baritonin Artur Vera dhe pianisten Etrita Ibrahimi me një koncert vokal-instrumental, ne skenën Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

“Është një emocion i veçantë që sjellim për herë të parë në Shqipëri një vepër si “Mullixhesha e bukur”. Kjo është një nismë e Arturit dhe e imja”, u shpreh pianistja Etrita Ibrahimi.

“Mullixhesha e bukur” është një cikël lidësh që tregon një histori dhe janë shumë të ndjera”, tha baritoni Artur Vera.

 “Mullixhesha e bukur” është një cikël këngësh nga Shuberti, i kompozuar në vitin 1823. Koncerti do të vije ne 28 qershor  në ora 20:00, në Hollin Koncertor të TKOB-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›