“Mund të çmendet Berisha”, analisti tregon tre skenarët e mundshëm nëse PD humb zgjedhjet
Analisti Edvin Kulluri ka zbardhur 3 skenarët e mundshëm, sipas tij, nëse PD humbet zgjedhjet lokale. Duke iu referuar humbjes së thellë së PD në Kamëz, Vorë dhe Elbasan, analisti tha se Partia Demokratike është "shembur".
Sipas Kullurit, skenari i parë nëse PD humb zgjedhjet, është mundësia që Berisha të japë dorëheqjen. Skenari i dytë është që PD do të nisë një proces rritjeje, për të cilin nuk ka dhënë detaje.
Skenari i tretë dhe më i mundshmi sipas analistit, është skenari që ai e quan italian, ku dy parti të së djathtës dhe së majtës të rrinë të ndara, e si rrjedhojë mund të dale një force e tretë e djathtë.
“Këtu, besoj që ka tre skenarë. Një, largohet Berisha, bashkohet PD-ja për të hapur një rrugë të re. Çfarë nuk ndodh, mund të çmendet zoti Berisha dhe të japë dorëheqjen. Skenari i dytë është që Partia Demokratike zyrtare nis një proces rritjeje. Ingredientët nuk më premtojnë që është e mundur.
Me çfarë kemi parë këtë 1 vit e gjysmë, nuk është pak, edhe shifrat këto janë. Skenari i tretë, unë them që mund të jetë i mundshëm, nëse nuk do të jetë zoti Berisha, është skenari italian, rrinë dy parti klasike të së djathtës të ndara dhe mund të dalë një forcë e tretë e djathtë. Prapë e vështirë edhe kjo, por duket më racionali”, u shpreh Kulluri për Abc News.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
