Mund te jetoj ne cdo vend te botes pedagogu me bindje kozmopolite Kliton Pleqi

Kur vendosi te braktise Shqiperine ne vitin 1990 dhe u fut si refugjat ne ambasaden gjermane se bashku me nje grup shokesh te tij Kliton Pleqi nuk e dinte se kur do ta shihte perseri vendlindjen. Ndjenim te gjithe nje dhimbje te madhe. Nje ndjenje e perzier nga njera ane kishim gezimin se po dilnim nga nje burg nga ana tjeter kishim dhimbje. Megjithate deshira per te qene i lire ishte me e fuqishme se cdo gje tjeter.
Hamburgun e njihja si emer nga Fan Noli...
Kur mberriten me trena nga Italia per ne Gjermani Kliton Pleqi pa se vagonet ishin te shkruar me emra te ndryshem qytetesh gjermane per te ftuar te ngjiteshin refugjatet. Ai vendosi te vinte ne Hamburg. Vendimi ishte sa i rastesishem aq edhe i lidhur me jeten e tij te meparshme ne Shqiperine e sapobraktisur. Te vetmin emer qe njihja atehere ishte Hamburgu. Si 19 vjecar qe isha dija qe Hamburgu kishte fituar kupen e kampioneve ne futboll. Por per here te pare Hamburgun e kisha degjuar ne nje vjershe te njohur te Fan Nolit Anes lumenjve ku ai shkruan anes Elbes. Mendoja se do ishte nje qytet i bukur dhe i madh.
Bildunterschrift Kliton Pleqi dashuron kitaren
Klitoni shpeshhere ka menduar per vendimin e marre largimin nga Shqiperia. Ajo qe di te thote sot eshte se pyetjet per vendime te tilla ne plan abstrakt asnjehere nuk marrin nje pergjigje te kenaqshme. Ishte vendimi me i mire apo vendimi jo i duhur. Asnjehere nuk mund ta thuash kete perfundimisht mendon ai.
Integrimi profesional
Vetem kur mendon ne plan konkret ai e di se per zhvillimin e tij profesional ka qene vendimi i duhur. Kliton Pleqi pas studimeve eshte sot pedagog per ceshtje sociale ne zyren rajonale te Ministrise se Arsimit te landit te Hamburgut. Kur shoh integrimin tim profesional sot mendoj se punet kane shkuar mire. Une jetoj i pavarur ekonomikisht. Per Kliton Pleqin ka qene shume e rendesishme qe te jete aktiv dhe te siguroje jetesen me punen e tij qe atehere qe shkeli ne Gjermani.
Kliton Pleqi e ben me kenaqesi detyren e tij. Ne zyren rajonale ne Hamburg ai i ka te percaktuara shkollat ku duhet te ndjeke integrimin arsimor te nxenesve me probleme te evidentuara gjate procesit mesimor. Une ndjehem njeri i integruar ne Gjermani thote Klitoni. Por atdheu i tij i dyte ka ndryshuar shume keto vite. Gjermania e atyre viteve kur erdha une nuk eshte me ajo e sotmja.
Bildunterschrift Hamburgu
Pak shqiptar dhe pak gjerman
Po si e ndjen ai veten sot shqiptar te gjermanizuar apo thjesht shqiptar Kliton Pleqi mendon se edhe kjo eshte nga ato pyetjet qe nuk merr pergjigjen e plote. Ajo qe di eshte se cdo njeri ka te drejten te kerkoje nje jete me te mire. Une vertet kam lindur ne Shqiperi dhe jam shqiptar por kjo nuk do te thote qe une duhet te kaloj te gjithe jeten time ne Shqiperi. Une mund te jetoj ne cdo vend te botes. Kete e quaj te drejte legjitime njerezore dhe kjo duhet ti jepet cdo njeriu.
Megjithate kontakti me Shqiperine nuk eshte nderprere. Kliton Pleqi e viziton rregullisht Shqiperine takon familjen miqet e shoket. Sa here vijne pushimet e veres gezohem dhe mezi pres te shkoj atje thote ai. Por kontakti nuk eshte si me pare. Permes telefonatave ai perpiqet te kompensoje kohen e munguar ne vendlindje.
Autor Lindita Arapi
Redaktoi Esat Ahmeti