E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistet serbe mendojne tu kerkojne falje qytetareve

Kryetari i socialisteve zevendeskryeministri serb dhe ministri i Brendshem serb Ivica Daciq tha se partia e tij mund tiu kerkoje falje qytetareve te Serbise per shkak te problemeve ne vitet e 90-ta per shkak se ajo eshte pjeserisht pergjegjese per to. Daciq tha se per problemet qe atehere kane ekzistuar pjeserisht jane fajtore socialistet dhe pjeserisht situata e pergjithshme ne te cilen ka kaluar vendi.

Ne kontekstin e zgjedhjeve

shte interesante qe kryetari i nje partie e cila ka nje te kaluar te tille si SPS-i deshiron tu kerkoje falje qytetareve te Serbise dhe njekohesisht shtrohet pyetja per motivet e marrjes se nje hapi te tille thote per Deutsche Wellen Milan Antonijeviq drejtor i Komitetit te Juristeve per te Drejtat e Njeriut YUCOM Nje fjali me te cilen ti do tu kerkosh falje qytetareve te Serbise nuk eshte fjali si e Willy Brandt-it por dicka qe eshte pjese e fushates parazgjedhore vlereson Antonijeviq

Ketu do te duhej te shihej a do te kete hapa shtese. A do te verehet deshira e vertete per tu ballafaquar me kete periudhe se a do te flasin me sinqeritet per ato qe solli politika e Sllobodan Millosheviqit por dhe politika qe vazhdoi pas vitit 2000. Ju as atehere nuk jeni distancuar qarte por keni mbeshtetur te gjitha ato gjera qe na cuan ne luftera. Ne ne 11 vitet e fundit jetojme ne harrese pa kerkim falje pa veprime konkrete dhe distancime te atyre qe kane marre pjese ne keto ngjarje dhe prej te cilave edhe jetojme keshtu sot.

Vetem kerkimi i faljes nuk mjafton

Miljenko Dereta drejtor i Iniciatives Qytetare deklaraten e Daciqit e sheh poashtu ne kontekstin e zgjedhjeve. Duket qarte se Daciqi ka vleresuar se votat e te ashtuquajtureve besnike te SPS-it nuk jane te mjaftueshme dhe ato deshiron ti zgjeroje me ata te cilet kane qene te prekur drejtperdrejt ne vitet e 90-ta dhe te cilet kane raporte shume te vecanta me te kaluaren e SPS-it. Dereta vlereson se vetem kerkimi i faljes nuk eshte i mjaftueshem

Pervec kerkimit te faljes shume me e rendesishme eshte qe ne politiken e kuadrove te SPS-it mos te jene me te pranishem njerez te cilet ne kete apo ne nje menyre tjeter perfaqesojne vazhdimesine e politikes se Millosheviqit. Poashtu do te duhej qe ne deklararat qe jepe vete Daciqi te mos kete ngjashmeri te pakendshme me ato deklaratat qe kemi degjuar ne kohen e Millosheviqit.

Ne qofte se vjen deri tek nje kerkim falje e tille qytetaret e Serbise fitojne nje pikenisje pas se ciles mund te thuhet se edhe ata qe moren pjese ne kete politike nuk e mbeshtesin me nje politike te tille thekson Antonijeviq. Nderkaq Dereta vlereson se qytetaret e Serbise nuk fitojne shume sepse e kaluara nuk mund te ndryshohet por eshte e mundur qe pas kesaj partia SPS te shihet me ndryshe si nje parti e cila hoqi dore nga e kaluara e saj.


Kerkim falje edhe per rajonin

Duke pasur parasysh problemet qe ka shkaktuar politika e Sllobodan Millosheviqit ne hapesirat e ish-Jugosllavise shtrohet pyetja se pervec qytetareve te Serbise a do te duhej tiu kerkohej falje edhe qytetareve te rajonit. Miljenko Dereta mendon se do te duhej te ndodhte nje gje e tille

Po. Edhe pse mendoj qe qytetaret e vendeve fqinje ne rajon kete nuk e lidhin me nje parti por me shtetin dhe popullin qe ka mbeshtetur me gjithe shpirt ate politike pa marre parasysh se pjese te shtetit dhe te kombit atehere dhe sot jane distancuar nga kjo politike dhe presidenti yne ka kerkuar falje ne disa raste thote Dereta. Kerkimet e faljes ne kete kuptim jane nje ritual qe ne fakt nuk ndryshon shume gjera konsideron Dereta.

Megjithate qytetaret e Serbise e meritojne nje kerkim falje te tille nga SPS-i por nje kerkim falje te tille patjeter qe e meritojne edhe shtetet ne rajon te cilat ende kane gjurme te renda nga konfliktet e viteve te 90-ta vlereson Antonijeviq.

Autore Ivica Petroviq / Esat Ahmeti

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›